Bateria nuk karikohet
Asnjë bateri nuk po karikohet dhe të gjashtë treguesit (3) pulsojnë në të kuqe në të njëjtën kohë.
Shkaku: Karikuesi ka përcaktuar një gabim të brendshëm.
Ndihmë: Sigurohuni që të gjitha bateritë të jenë futur plotësisht. Hiqeni kordonin e rrymës dhe futeni përsëri. Nëse gabimi ndodh përsëri, kontrolloni karikuesin nga një qendër shërbimi e autorizuar Bosch e veglave elektrike.

Bateria nuk po karikohet dhe treguesi (3) pulson me ngjyrë të kuqe (secila veç e veç në folenë e karikimit).
Shkaku: Bateria nuk është futur siç duhet
Ndihmë: Futeni baterinë siç duhet në karikues.
Shkaku: Kontaktet e baterisë dhe të karikimit të ndotura
Ndihmë: Pastroni kontaktet e baterisë dhe të karikimit; p.sh. duke futur dhe hequr disa herë bateritë.
Shkaku: Bateria me defekt
Ndihmë: Zëvendësoni baterinë.

Bateria nuk karikohet dhe treguesi (3) ndriçon me ngjyrë të kuqe.
Shkaku: Temperatura e baterisë jashtë diapazonit të temperaturës së karikimit
Ndihmë: Prisni deri sa temperatura e baterisë të jetë përsëri brenda diapazonit të lejuar të temperaturës së karikimit (0–45 °C).