Instalimi

Përdorni çelësin e ndalimit të goditjes/rrotullimit (7) për të zgjedhur mënyrën e funksionimit të veglës elektrike.

  • Për të ndryshuar mënyrën e funksionimit, shtypni butonin e lirimit (6) dhe rrotulloni çelësin e ndalimit të goditjes/rrotullimit (7) në pozicionin e dëshiruar derisa të klikojë me zë në vend.

Shënim: Ndryshoni modalitetin e funksionimit vetëm kur vegla elekrike është e fikur! Përndryshe, vegla elektrike mund të dëmtohet.

Pozicioni për shpimin me çekiç në beton ose gur

Pozicioni për shpim pa goditje në dru, metal, qeramikë, plastike si dhe për vidhosje

Pozicioni Vario-Lock për rregullimin e pozicionit të daltës
Në këtë pozicion, çelësi i ndalimit të goditjes/rrotullimit (7) nuk kyçet.

Pozicioni për daltë

Ju mund të përdorni çelësin e drejtimit të rrotullimit (8) për të ndryshuar drejtimin e rrotullimit të veglës elektrike.Megjithatë, kjo nuk është e mundur kur shtypet çelësi i ndezjes/fikjes (9).

  • Përdorni çelësin e drejtimit të rrotullimit (8) vetëm kur vegla elektrike nuk është në punë.

Gjithmonë vendosni drejtimin e rrotullimit për shpimin me çekiç, shpimin dhe daltë në drejtim të akrepave të orës.

  • Rrotullimi në të djathtë: Për të shpuar dhe vidhosur vidhat, shtypni çelësin e drejtimit të rrotullimit (8) në të majtë aq sa mund të shkojë.
  • Rrotullimi në të majtë: Për të liruar ose hequr vidhat dhe dadot, shtypni çelësin e drejtimit të rrotullimit (8) në të djathtë sa më shumë që të shkojë.

  • Për të ndezur veglën elektrike, shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (9).

Drita e punës (12) ndizet kur çelësi i ndezjes/fikjes (9) shtypet lehtë ose plotësisht dhe mundëson që zona e punës të ndriçohet në kushte të pafavorshme ndriçimi.

  • Për të fikur veglën elektrike, lëshoni çelësin e ndezjes/fikjes (9).

Në temperatura të ulëta, vegla elektrike e arrin performancën e plotë të çekiçit/të goditjes vetëm pas një kohe të caktuar.

Ju mund të caktoni vazhdimisht nurmin e rrotullimeve/numrin e goditjeve në veglën elekrike kur është e ndezur, në varësi të asaj se sa shumë e shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (9).

Shtypje e lehtë në çelësin e ndezjes/fikjes (9) shkakton një numër rrotullimesh/numër goditjesh më të ulët. Me rritjen e presionit, rritet numri i rrotullimeve/i goditjeve.

Ju gjithashtu mund të rregulloni shpejtësinë te ndërfaqja e përdoruesit ose nëpërmjet aplikacionit në smartfon.

Ju mund ta bllokoni daltën 40 në pozicione.Kjo ju lejon të merrni pozicionin optimal të punës.

  • Fusni daltën në mbajtësen e veglës.
  • Rrotulloni çelësin e ndalimit të goditjes/rrotullimit (7) në pozicionin „Vario-Lock“.
  • Rrotulloni veglën e përdorur në pozicionin e dëshiruar të daltës.
  • Rrotulloni çelësin e ndalimit të goditjes/rrotullimit (7) në pozicionin "daltë". Mbajtësja e veglave tani është bllokuar.
  • Vendosni drejtimin e rrotullimit për daltë në drejtim të akrepave të orës.